Merkel vlerëson lartë punën e kryeministrit Zaev dhe Tsipras

Maqedonia

Merkel vlerëson lartë punën e kryeministrit Zaev dhe Tsipras

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 22:31
Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel potencoi se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka perspektivë evropiane, por edhe se paraprijnë edhe shumë kushte që të realizohen. “Shumë qytetarë gjermanë kanë marrëdhënie personale me njerëzit e Ballkanit Perëndimor, shumë njerëz nga Ballkani Perëndimor jetojnë në Gjermani dhe paraqesin urë mes atyre shteteve. Qytetarët nga ky rajon janë fqinjët tanë dhe perspektiva e tyre është që të bëhen pjesë e BE-së,nëse i plotësojnë të gjitha kushtet”, deklaroi Merkel.

Ajo thotë se edhe pse konfliktet ushtarake nga vitet e 90-ta janë tejkaluar, në ato vende ende janë të hapura konteste të cilat duhet të zgjidhen. Në videon e saj, të publikuar sot me rastin e Samitit të ardhshëm për Ballkanin Perëndimor, i cili në kuadër të Procesit të Berlinit do të mbahet të premten në qytetin polak Poznanj, Merkel sqaron se qëllimi është që të hapen bisedimet mes vendeve, përmes të cilëve do të realizohet bashkëpunim më i mirë.

“Sot situata në Ballkanin Perëndimor është e qetë,por ka sfida të cilat duhet të zgjidhen dhe është e nevojshme të realizohen kushtet që të përgatiten vendet për hyrje në BE. Rruga ende është me thera”, ka thënë Merkel.

Por ajo potencoi se në rajon ekzistojnë shembuj pozitivë të dialogut, veçanërisht duke e potencuar zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar midis Shkupit dhe Athinës për emrin.

“Me guxim politik, kryeministrat e Maqedonisë së Veriut,. Zoran Zaev dhe të Greqisë Aleksis Cipras arritën ta zgjidhin atë konflikt dhe me këtë hapet perspektiva e Maqedonisë së Veriut për fillimin e negociatave me BE-në dhe hyrjen e vendit në NATO”.

“Shembulli i tillë pozitiv duhet të jetë inkurajim për zgjidhjen e problemeve në BeH si midis Kosovës dhe Serbisë”, theksoi kancelarja gjermane.

Sa i përket takimit të ardhshëm, Merkel thotë se çdo vit bisedohet për një problem të madh, siç është ndërtimi i infrastrukturës dhe potencoi se për këtë qëllim BE-ja le në dispozicion mjete të mëdha financiare. “Duhet t’i ndjekim edhe proceset e ndërtimit të autostradave, hekurudhave,sepse e dimë se kur njerëzit janë të lidhur në mënyrë infrastrukturore, atëherë vizitohen dhe shihen më shpesh. Ajo thekson edhe se është formuar për bashkëpunim të të rinjve nga Ballkani Perëndimor, më pas iniciohet bashkëpunim më i madh në pjesën e shkencës dhe veçanërisht midis punonjësve akademikë”.

“Njëkohësisht edhe do të dëgjojmë çka kanë për të thënë vendet e Ballkanit Perëndimor – përvoja e tyre dhe ankesat eventuale nga bashkëpunimi dhe do të shohim si ne, si BE mund t’u dalim në ndihmë dëshirave dhe kërkesave”.

Në Poznanj më 5 korrik do të mbahet konferenca për Ballkanin Perëndimor, në të cilën do të marrë pjesë edhe Merkeli, në iniciativën e të cilës në vitin 2014 u ngrit Procesit i Berlinit, me qëllim që të përshpejtohet dialogu dhe mundësia për bashkëpunim midis vendeve të rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat