Para dy ditëve kërkuan paraburgim, sot ish-ministrin Mile Janakievski e kërkuan në shtëpi për ta sjell në gjykatë

Maqedonia

Para dy ditëve kërkuan paraburgim, sot ish-ministrin Mile Janakievski e kërkuan në shtëpi për ta sjell në gjykatë

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 19:51
Mile Janakievski

Seanca gjyqësore për rastin e PSP-së “Dhuna në Kuvend” sot është shtyrë për shkak se i akuzuari në këtë lëndë Mile Janakievski nuk u sjell në gjykatë nga burgu i Shutkës.

Gjykata kishte dhënë urdhër që i akuzuari të sillet në gjykatë nga shtëpia e tij, ku ai po vuante dënimin në burgim shtëpiak, mirëpo policia nuk e kishte gjetur aty, pasi që të premten ishte pas shqiptuar paraburgim n[ burgun e Shutkës.

Janakievski dyshohet në rastin e fundit që e ka hapur Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion, në lidhje me shitjen e tokës shtetërore për ndërtim të hoteleve luksoze.

Gjykata e cila sot e dërgoi policinë në shtëpinë e Janakievskit, të premten ka pranuar propozimin e Prokurorisë dhe të njëjtit i shqiptuan 30 ditë paraburgim.

Janakievski po vuante dënimin me burgim shtëpiak pas incidentit në burgun e Shutkës, kur i njëjti po vuante dënimin së bashku me Spiro Ristovskin si të dyshuar për organizimin e ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat