Dimitrov do të merr pjesë në konferencën e nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor

Maqedonia

Dimitrov do të merr pjesë në konferencën e nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 22:29
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov nesër dhe pasnesër do të marrë pjesë në konferencën e gjashtë të nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor (Samit) në Poznanj nën patronatin e kryeministrit polak, Mateush Moravjecki. Konferenca organizohet në suaza të kryesimit polak me “Procesin e Berlinit”, i cili në vitin 2014 u inicua nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Siç kumtoi MPJ, në suaza të programit të ministrave të punëve të jashtme janë paraparë diskutime lidhur me bashkëpunimin rajonal dhe rolin e shoqërisë civile, perspektivën eurointegruese të vendeve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, ndërsa do të bisedohet edhe për zhvillimin e mëtutjeshëm të samitit të Procesit të Berlinit në periudhën në vijim.

Krahas sesioneve plenare dhe takimeve bilaterale me ministrat e punëve të jashtme nga vendet e tjera, ministri Nikolla Dimitrov do të marrë pjesë edhe në panel diskutime në suaza të Forumit të shoqërisë qytetare, që është pjesë e programit të Samitit.

Agjenda e Samitit të Procesit të Berlinit është bazuar në dimensionin politik dhe ekonomik. Sfera kryesore të bashkëpunimit janë ndërlidhja transportuese dhe energjetike e rajonit, integrimi ekonomik, sektori afarist, bashkëpunimi mes të rinjve, trajtimi i çështjeve bilaterale dhe çështjeve të tjera të hapura politike nga e kaluara e rajonit, por edhe sfida globale të sigurisë dhe emigracionit. Këtë vit fokus i posaçëm i jepet edhe rolit të shoqërisë civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat