Normalizohet komunikacioni hekurudhor Shkup-Kumanovë

Maqedonia

Normalizohet komunikacioni hekurudhor Shkup-Kumanovë

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 12:29
Ilustrim

Nga ndërmarrja publike “Hekurudhat” njoftojnë se komunikacioni hekurudhor në Korridorin 10 në relacionin Shkup-Kumanovë (Tabanoc) në të dyja drejtimet është normalizuar.

“Ekipet e ndërmarrjes publike për infrastrukturë hekurudhore të Republikës së Maqedonisë së Veriut pas heqjes së vagonëve u mobilizuan në mënyrë maksimale dhe punuan deri në orët e hershme që të rregullojnë binare dhe të sigurojnë lëvizjen normale të komunikacionit hekurudhor”, thuhet në njoftimi e kësaj ndërmarrje publike.

Ata shtojnë me këtë është mundësuar lëvizja e komunikacioni në korridorin 10, përkatësisht Shkup-Kumanovë (Tabanoc) në të dyja drejtimet.

Komunikacioni hekurudhor në këtë pjesë u ndalua për shkak të aksidentit që ndodhi rreth orës 2 më 3 korrik kur treni doli nga binarët./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat