Agjencia për Zbulim i kundërpërgjigjet OBRM-PDUKM-së: Të pavërteta janë akuzat për Musliun - Bota Sot
Agjencia për Zbulim i kundërpërgjigjet OBRM-PDUKM-së: Të pavërteta janë akuzat për Musliun

Maqedonia

Agjencia për Zbulim i kundërpërgjigjet OBRM-PDUKM-së: Të pavërteta janë akuzat për Musliun

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 19:13
Ilustrim

Nëpërmjet një njoftimi të Agjencisë për Zbulim thuhet se “janë të pavërteta dezinformimet që sot OBRM-PDUKM i deklaroi në konferencë për shtyp duke akuzuar drejtorin dhe Agjencinë për Zbulim”.

Nga kjo agjenci shprehin keqardhje që OBRM-PDUKM zgjodhi në këtë mënyrë të komunikojë me institucionin shtetëror që për detyrë ka mbrojtjen dhe sigurinë e shtetit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Agjencia i bën thirrje Komisionit Anti-korrupsion që t’i kontrollojë dezinformimet që, siç thonë nga kjo agjencië, për një kohë të gjatë plasohen nga struktura të caktuara nëpër rrjete sociale, ndërsa sot OBRM-PDUKM i tha në konferencë për shtyp.

Agjencia shprehet se të gjithë vendimet e reja bazohen në kapacitetet profesionale dhe rezultateve të arritur të të punësuarve.

“E njoftojmë partinë politike OBRM-PDUKM dhe opinionin se për momentin nuk ndodh asnjë ‘eliminim politike të përbërjes operative’. Agjencia si organ i posaçëm i shtetit nuk e udhëheq person partiak, por një profesionist me përvojë nga radhët e Agjencisë me përcaktim të qartë që t’i zbatojë rekomandimet e NATO-s dhe BE-së për përmbushjen e procesit të reformave në sektorin e sigurisë. Në lidhje me personin e përmendur dhe deklarimet e OBRM-PDUKM-së, Agjencia për Zbulim potencon se bëhet fjalë për një profesionist i cili ka përvojë 18 vjeçare në sektorin e sigurisë dhe zbulimit. Sa i përket deklarimeve se ky person ka pasur infromacione ‘insajder’ nga Agjencia, e inkurajojmë OBRM-PDUKM-në që të drejtohet institucioenve kompetente”, thuhet në njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...