Detaje rreth grabitje së sotme me armë në një bankë në Saraj - Bota Sot
Detaje rreth grabitje së sotme me armë në një bankë në Saraj

Maqedonia

Detaje rreth grabitje së sotme me armë në një bankë në Saraj

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 14:18
NLB Bankë

Mëngjesin e sotëm është grabitur filiali i NLB Bankës në Komunën e Sarajit. Siç kanë njoftuar nga MPB-ja, katër persona nën kërcënim të armëve kanë kryer grabitjen. Për momentin ende nuk ka detaje se sa para janë vjedhur.

“Rreth orës 10.40 katër persona kanë kryer grabitje nën kërcënim të armëve. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit”- kanë thënë nga MPB-ja e Maqedonisë.

Nga NLB Banka AD Shkup kanë thënë se gjatë grabitjes në filialin e NLB Bankës kanë qenë të pranishëm të punësuar dhe klientë, mirëpo nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

“Mjetet e klientëve janë të sigurta pasi që banka posedon sigurim të të gjithë pasurisë së saj” – kanë thënë nga NLB Banka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...