Deklarohen nga NLB banka për vjedhjen e filialit të tyre në Saraj të Shkupit - Bota Sot
Deklarohen nga NLB banka për vjedhjen e filialit të tyre në Saraj të Shkupit

Maqedonia

Deklarohen nga NLB banka për vjedhjen e filialit të tyre në Saraj të Shkupit

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 17:28
NLB BANK Saraj

Nga NLB banka njoftuan se grabitja ka ndodhur sot në mëngjes, kur një grup i armatosur kanë hyrë në hapësirat në Qendrën tregtare ‘Saraj Qendër’.

Nga banka njoftojnë se gjatë grabitjes ka pasur të punësuar dhe klientë dhe të gjithë janë të sigurt dhe në gjendje të mirë.

“Përfaqësuesit e bankës janë në kontakt të vazhdueshëm me klientët dhe të punësuarit që kanë qenë prezent, duke vendosur shëndetin dhe sigurinë e tyre në rend të parë. Me qëllim të zbulimit sa më të shpejtë dhe zbardhjen e rastit, NLB banka është në bashkëpunim intensiv me organet kompetente”, njoftuan nga banka.

Për momentin për shkak të hetimit dhe zbardhjes së rastit, banka në Saraj nuk punon, ndërsa me punë do të vazhdojë më 10 korrik, të mërkurën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...