Fitorja e Demokracisë së Re, Zaevi telefono Micotaqisin

Maqedonia

Fitorja e Demokracisë së Re, Zaevi telefono Micotaqisin

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 22:31
Zoran Zaev

Zoran Zaev, sot ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e ri grek, të cilit i ka uruar fitoren. Zaev ka përsëritur qëndrimin se Greqia mbetet partner Strategjik për Maqedoninë e Veriut. Të dy kryeministrat kanë shprehur interes për thellimin e bashkëpunimit të dy vendeve dhe interes për takimin e tyre të parë në nivel të kryeministrave. Pas zhvillimeve të reja në Greqi, në opinion u shfaqën dilema për rolin e Greqisë kundrejt Maqedonisë së Veriut në të ardhmen. Megjithatë sipas gazetarit në televizionit shtetëror grek ERT, Aleksandër Marku humbja e Ciprasit dhe fitorja Micotakisit, nuk pritet të ndryshojë qëndrimin e Greqisë ndaj Marrëveshjes së Prespës. Sipas Markut, javëve të fundit, vetë kryetari i Demokracisë së Re, por edhe një pjesë e anëtarëve të partisë, kanë deklaruar se do ta respektojnë Marrëveshjen e Prespës. Ndërsa këtë e kanë të shkruar edhe në pikën 16 të programit partiak.

Në pikën 16 shkruhet tekstualisht se partia Demokracia e Re do e respektojë Marrëveshjen e Prespës, por do të zhvillojë një fushatë ndërkombëtare për të bërë të njohur se kush është Maqedonia e vërtetë, për të bërë të njohur atë që  i themi “brand name”, për të bërë të njohur produktet e Maqedonisë greke. 05.10 Edhe vetë lideri i Demokracisë së Re Qiriakos Micotaqis ka thënë që ai do të respektojë marrëvehsjen e Prespës, por duke ndjekur hap pas hapi se sa Maqedonia e Veriut do të respektojë Marrëveshjen e Prespës- tha Aleksandër Marku nga Greqia, gazetar në ERT.

Gazetari Marku, theksoi se edhe përkundër faktit që do të respektohet Marrëveshja e Prespës, Greqia do ta ndjekë hap pas hapi Maqedoninë e Veriut në pjesën e zbatimit të dokumentit, sidomos gjatë hapjes së kapitujve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Marrëveshja e Prespës u nënshkrua më 17 qershor të vitit të kaluar. Me këtë Marrëveshje u mbyll kontesti për çështjen e emrit të Maqedonisë së Verit, për të cilin dy fqinjët, 27 vite nuk mund të gjenin gjuhë të përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat