Milloshoski sqaron protokollin për bisedat telefonike mes dy zyrtarëve shtetërorë

Maqedonia

Milloshoski sqaron protokollin për bisedat telefonike mes dy zyrtarëve shtetërorë

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 12:00
Ish ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski në rrjetin social në ‘Facebook’ e sqaroi procedurën që duhet të respektohet gjatë bisedës telefonike ndërmjet dy përfaqësues të lartë shtetëror.

“Zaev jo vetëm që tri herë është turpëruar nga komikë nga Rusia, ndërsa mund të jenë edhe agjentë, por si kryeministër i ka shkelur të gjitha protokollet për komunikim ndërshtetëror, dhe me këtë e ka dhënë informacione të shtetërore të besuara të Maqedonisë, ka prishur reputacionin e shtetit, po gjithashtu ka minon besimin e vendeve të treta ndaj Maqedonisë (SHBA, Gjermaninë, Greqinë, Rusinë) për shkak se zbulon biseda të besueshme dhe qëndrime ndaj çështjeve të ndjeshme rajonale dhe ndërkombëtare”, shkruan Milloshoski.

Sipas tij, Zaev është dashur të dijë se biseda mes dy zyrtarëve shtetërorë bëhet zyrtarisht përmes ambasadorëve të dy vendeve, vërtetohet përmes këshilltarëve të dy kabineteve dhe më pastaj arkivohet, gjegjësisht ndahet me ministrin e Punëve të Jashtme.

“Nëse nuk e ka ditur këtë Zaevi si kryeministër, atëherë para se të jap dorëheqje, ta shkarkojë Nikolla Dimitrovin dhe Dane Taleskin (këshilltar i punëve të jashtme), të cilët e kanë pasur për detyrë t’i tregojnë për këto rregulla diplomatike”, thotë Milloshoski.

Milloshoski sqaron se biseda e parë e Zaevin e “Poroshenkon e rrejshëm” ka ndodhur në gusht të vitit 2018 dhe se edhe pse kryeministri Zaev ka biseduar në bisedën e rrejshme në kundërshtime me protokollin diplomatik për komunikim ndërkombëtar, ai është dashur me gojë apo me letër ta njoftojë ministrin e Punëve të Jashtme Dimitrov për përmbajtjen e bisedës, ndërsa këshilltari Talevski është dashur të përgatisë vërejtje me letër për temat e bisedës.

“Varësisht prej temës, vërejtja me letër është dashur të klasifikohet si sekret shtetëror apo dokument i besueshëm. Më pastaj MPJ është dashur që këtë vërejtje ta njoftojë kryetarin e shtetit, ambasadorin tonë/kryesit e detyrës në Ambasadën në Kiev, drejtorët e MPJ-së për shtet evropian dhe jashtë Evropës”, shkruan ish ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski.

Milloshoski shton se nëse Zaev e ka njoftuar Dimitrovin për bisedën, dhe nëse MPJ do ta njoftonte Ambasadën e Maqedonisë në Kiev, diplomatët e Maqedonisë do të ishin të obliguar që të hynë në kontakt me MPJ-në e Ukrainës dhe kabinet e kryetarit të Ukrainës për t’i përmendur, siç thotë Milloshoski, për temat e bisedës, për dinamikën e realizimit të një pjesë të ideve të dy bashkëbisedesve që janë funskionarë të lartë shtetëror.

“Gjatë një procedure të tillë diplomatike do të ishte lehtë vërtetohej nëse bëhet fjalë për bisedë komike apo spiune , ndërsa biseda e dytë dhe e tretë nuk do të ndodhnin”, shkruan Milloshoski duke thënë se dhënia e informacioneve të besueshme të Maqedonisë prish reputacionin e shtetit si dhe i dëmton besimin e Gjermanisë, Greqisë, SHBA-ve dhe Rusisë ndaj Maqedonisë për shkak të pozicioneve të ndjeshme ndërkombëtare.

Milloshoski në fund vlerëson se e gjithë kjo është një skandal i madh me pasoja të mëdha ndaj reputacionit të diplomatëve të Maqedonisë.

 

Заев не само што ТРИ ПАТИ е насамарен од пренк-комичари од Русија, а можеби и агенти (тел.разг август 2018, јан 2019 и...

Posted by Antonio Milososki on Tuesday, July 9, 2019

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat