Shkup, dënohen 38 shoferë për tejkalim të shpejtësisë - Bota Sot
Shkup, dënohen 38 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

Shkup, dënohen 38 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 12:25
Policia

Gjatë ditës së djeshme, në Shkup nga ana e policisë janë ndërmarrë masa  dhe aktivitet ku është konstatuar se 38 vozitës kanë tejkaluar shpejtësinë.

Siç njoftojnë nga SPB Shkup, nga komunikacioni janë përjashtuar 10 vozitës edhe atë një shofer që ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, shtatë vozitës për shkak se kanë vozitur pa e marrë të drejtën për të vozitur dhe dy vozitës fillimtar për shkak se nuk i kanë respektuar kufizimet ligjore. Nga komunikacioni gjithashtu janë përjashtuar edhe 13 automjete që nuk janë regjistruar.

Janë dënuar edhe pesë shoferë për shkak të kalimit të udhëkryqit në të kuqe, një vozitës për shkak mosdhënies së përparësisë ndaj kalimtarit në vizë bardha, katër vozitës për shkak të tejkalimit të parregullt, nëntë motoçiklistë për shkak se nuk kanë mbrojtur helmetën mbrojtës, 29 vozitës për arsye se nuk kanë përdorur rripin e sigurisë gjatë vozitjes dhe 15 vozitës për përdorim të telefonit celularë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...