Qeveria “harron” premtimet për “Shkupin 2014”

Maqedonia

Qeveria “harron” premtimet për “Shkupin 2014”

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 14:03
Shkupi

Projekti kundërthënës “Shkupi 2014” nuk ka pësuar asnjë ndryshim edhe pas ndërrimit të pushtetit në Maqedoninë e Veriut, dy vjet më parë.

Lidhja Socialdemokrate e kryeministrit Zoran Zaev, derisa ishte në opozitë para dy vjetësh e gjysmë, një nga premtimet kryesore kishte revidimin e apo largimin e shumë përmendoreve të ngritura nga Qeveria e OBRM-PDUKM-së, partisë së djathtë nacionaliste të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Pas ardhjes në pushtet, Qeveria ka formuar një komision për shqyrtimin e këtij projekti që ka kushtuar qindra miliona euro, por sipas drejtuesve të komisionit, deri më tani asnjë nga rekomandimet që parasheh prishjen e ndërtimeve ku janë konstatuar parregullsi, nuk është zbatuar.

“Ne kemi dorëzuar elaboratet me të gjitha dëshmitë për shkeljen e procedurave ligjore. Për përmendoret më problematike kemi kërkuar demontimin e tyre, por për fat të keq, deri tani nuk është ndërmarrë asgjë dhe kjo është për të ardhur keq pasi kjo tregon se ende jemi të robëruar, jo nga ata që i kanë ngritur, por nga pafuqia jonë për t’i larguar”.

“Qytetarët duan që një ditë kur të ngrihen, të shohin hapësirat e uzurpuara, të pastruara nga përmendoret fashiste dhe derisa këtë nuk e bëjmë, ne nuk kemi bërë asgjë”, thotë Miroslav Gërçev, arkitekt, drejtues i komisionit për vlerësimin e projektit “Shkupi 2014”.

Përmendoret dhe shumë ndërtime tjera në stilin barok në kuadër të “Shkupi 2014” ishte projektuar në vitin 2006, por ndërtimet kanë vazhduar edhe pas vitit 2014, me vendosjen e më shumë se 100 përmendoreve e statujave të ndryshme, që kanë kushtuar në rreth gjysmë miliardë euro.

Partitë shqiptare, ndërkohë, nuk kanë arritur të parandalojnë këtë projekt, por as të përfshijnë elementin shqiptar në kuadër të këtij projekti. Në vend të kësaj ato në vazhdimësi kanë akuzuar njëra -tjetrën se cila prej tyre më shumë e ka ndihmuar apo ka qenë e paaftë për të parandaluar ngritjen e tij projekti shumë të kritikuar në opinion./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat