Komunikacioni në Maqedoni por zhvillohet në rrugë me lagështi

Maqedonia

Komunikacioni në Maqedoni por zhvillohet në rrugë me lagështi

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 13:59
Rruge me lageshti

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa nëpër rrugë të lagështa, ndërsa intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është rritur, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti.

Nga LAMM rekomandojnë që të kihet kujdes me shpejtësinë e lëvizjes së automjeteve, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat