Prokuroria jep detaje për arrestimin e “Boki 13” dhe afaristit Zoran Milevski

Maqedonia

Prokuroria jep detaje për arrestimin e “Boki 13” dhe afaristit Zoran Milevski

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 18:44
Shkupi

Bojan Jovanovski, i njohur si “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si “Zoki Kiçeec”, dyshohen për marrje të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm, ndërsa njëri prej tyre dyshohet edhe për larje parash.

Siç njoftuan nga Prokuroria, në periudhën prej muajit prill 2018 deri në prill të 2019, ata kanë kërkuar para nga një biznesmen, në mënyrë që përmes një prokurori të cilit nuk iu publikua identiteti, të lehtësojnë procedurën penale që ka qenë ndaj tyre.

Nga biznesmeni kanë kërkuar tetë milionë euro, ndërsa dy të dyshuarit kanë marrë 1.5 milionë euro.

“Prokuroria nga muaji maj 2019 kundër dy personave ka nisur procedurë parahetimore, gjatë së cilës janë mbledhur dëshmi materiale dhe verbale. Nga muaji nëntor 2018 deri në prill 2019, i dyshuari i parë duke e shfrytëzuar ndikimin e tij mbi prokurorin publik, ka ndikuar të bëhet vepër me të cilën në procedurën hetuese do të lehtësohet pozita për njërin nga të dyshuarit në atë procedurë, ndërsa i dyshuari i dytë ka ndikuar duke organizuar takime të vazhdueshme mes të dyshuarit të parë dhe të dyshuarit tjetër në atë procedurë”, tha shefja e Prokurorisë për Krim të Organizuar, Villma Ruskovska.

Lexo po ashtu:

Arrestohet “Boki 13”

Sipas saj, takimet me biznesmenin janë mbajtur në disa vende, në shtëpitë e dëshmitarëve, por edhe në shtëpinë e të dyshuarit të parë.

“Gjatë këtyre takimeve, nga dëshmitari janë kërkuar tetë milionë euro që të ndërpritet procedura hetuese ndaj tij. Nëse procedura nuk ndërpritet, atëherë dëshmitari është dashur të gjejë 5 milionë euro”, tha Ruskovska.

I dyshuari i parë Boki 13, paratë e marra i ka lëshuar në qarkullim si para të fituara ligjërisht, ndërsa me ta ka blerë sende, veshje dhe ka paguar pushime, edhe pse shuma e përgjithshme i tejkalon të ardhurat e tij.

Ruskovska tha se për të dy të dyshuarit ka kërkuar masën e paraburgimit.

Ndryshe, Boki 13 sot u arrestua në kalimin kufitar “Bogorodica”, gjatë daljes nga shteti, ndërsa Kiçeec u arrestua para një restoranti të njohur në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat