Moti për ditët në vijim në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti për ditët në vijim në Maqedoninë e Veriut

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 21:02
Ilustrim

Moti nesër do të jetë me diell dhe vranësira, në pjesën e Povardarisë do të fryjë një erë e lehtë nga pjesa veriore, njoftojnë nga Enti Hidrometeorologjik.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri më 18, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 24 deri më 31 gradë celsius.

Gjatë ditëve në vazhdim moti do të jetë i qëndrueshëm me rritje të temperaturave. Të premten dhe të shtunën pasdite priten reshje lokale të shiut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat