Pançevski: Këtë mëngjes më larguan si leckë nga zyra e Gjykatës Penale

Maqedonia

Pançevski: Këtë mëngjes më larguan si leckë nga zyra e Gjykatës Penale

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 10:27
Ish-kryetari i Gjykatës Penale Vlladimir Pançevsk

Ish-kryetari i Gjykatës Penale Vlladimir Pançevski, në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se këtë mëngjes është larguar si një leckë na zyra e tij.

Pançevski thotë se nuk ka marrë asnjë vendim, e as nuk ka qenë i njoftuar për ndonjë procedurë kundër tij.

“E prita edhe këtë. Këtë mëngjes u largova si një leckë nga zyra dhe ndërtesa gjyqësore. Polici gjyqësor erdhi për ta mbyllur zyrën, nuk kam pranuar asnjë vendim, as nuk jam njoftuar zyrtarisht për procedurat ndaj meje, përveç nga mediumet. Kështu funksionon ky sistem i kriminalizuar. Ky është ai “falënderim” i sistemit për përvojën 24 vjeçare në organet gjyqësore, prej të cilave 11 vjet në Gjykatën Penale me rezultatet më të mira. Lavdi Zoran Zaevit dhe Radmilla Sheqerinskës”, ka shkruar Pançevski.

Ndryshe, Këshilli Gjyqësor dje në seancë solli vendim ta suspendojë Pançevskin, i cili është i akuzuar për kurdisje të lëndëve në gjykatë përmes sistemit AKMIS:

Ndaj tij ka filluar edhe procedura për konfirmimin e punës joprofesionale gjatë kryerjes së funksionit të gjykatësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat