LSDM: Mickoski dhe VMRO-DPMNE janë kundër drejtësisë - Bota Sot
LSDM: Mickoski dhe VMRO-DPMNE janë kundër drejtësisë

Maqedonia

LSDM: Mickoski dhe VMRO-DPMNE janë kundër drejtësisë

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 11:08
LSDM

Nga partia e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë, akuzojnë partinë oponente në opozitë VMRO-DPMNE se kjo parti është kundër drejtësisë dhe po tentojnë të pengojnë drejtësinë në vend, përcjellë Zhurnal.

Siç thonë nga LSDM, qëllimi i vetëm i kryetarit të VMRO-së Hristijan Mickoski, është të mbrojë krimin e mentorit të tij që ka ikur në Budapest, Nikolla Gruevskit.

“Me mos pranimin e propozimit që prokurorja Villma Ruskoska të udhëheqë me Prokurorinë Publike, Mickoski dhe VMRO-DPMNE vetëm kërkojnë alibi për mospranimin e propozim ligjit për Prokurori Publike”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Siç thonë nga LSDM, Mickoski dhe VMRO-DPMNE janë kundër qeverisjes të së drejtës, kundër drejtësisë dhe sistemit të pavarur të drejtësisë.

“Në amandamentet që VMRO-DPMNE ka dorëzuar në tekstin paraprak të Ligjit për Prokurori Publike në grupet punuese, propozon bashkim të PSP-së në PTHP. Në asnjë amandament të dorëzuar nga VMRO-DPMNE në tekstin paraprak të Ligjit për Prokurori Publike nuk kishte kërkesë për ndalesë të mandatit të prokurores Ruskoska. VMRO-DPMNE nuk ka asnjë kundër Ruskoskës, por pasi panë se institucionet punojnë në mënyrë joselektive dhe sipas gjitha rregullave, menjëherë kjo filloi t’u pengojë”, akuzojnë nga LSDM.

Nga LSDM paralajmërojnë se çdo secili që ka thyer ligjin do të përballet me drejtësinë dhe do të përgjigjet sado që kjo mos t’i pëlqejë Mickoskit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...