Arrestohen dy persona nga Gostivari, transportonin lëndë narkotike - Bota Sot
Arrestohen dy persona nga Gostivari, transportonin lëndë narkotike

Maqedonia

Arrestohen dy persona nga Gostivari, transportonin lëndë narkotike

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 13:42
Foto Ilustrim

Dy persona nga Gostivari janë arrestuar në vendkalimin kufitar Dojrani Vjetër me 20 qese mariuanë të cilën e kishin fshehur në veturë, deklarojnë nga MPB.

Nga atje thonë se të arrestuarit mariuanën kanë dashur që ta transportojnë jashtë vendit.

“Më 22.07.2019 në venkalimin kufitar Dojrani Vjetër janë arrestuar E.M. dhe E.H. të dy nga fshati Banjicë, Gostivar janë përpjekur që të transportojnë mariuanë nëpërmes vendkalimit kufitar. E.M. duke drejtuar automjetin transportues “Man” me targa të Shkupit dhe E.H. si bashkudhëtar i tij kanë pasur për qëllim që të dalin nga Republika e Maqedonisë së Veriut në vendkalimin kufitar Dojran i Vjetër, por gjatë kontrollit të kryer në automjet janë zbuluar 20 qese me mariuanë. Personat janë arrestuar dhe dërguar në stacionin policor, ndërsa kundër tyre është ngritur dhe kallëzim penal”, njoftojnë nga MPB.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...