Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 146-të e miratoi tekstin e ri të Propozim-ligjit për Prokurori Publike.
Është marrë vendim që ligj të shkojë në Kuvend me flamur evropian në procedurë të shkurtuar.
Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, Ministria e Drejtësisë e propozoi, ndërsa Qeveria sot pranoi që në procedurë kuvendare të lëshohet edhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ndryshe, nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM u deklarua se po bëhet gati Propozim-ligji i tyre për Prokurori Publike dhe se së shpejti do ta dërgojnë në Kuvend.