Të dy minatorët e lënduar janë në gjendje stabile - Bota Sot
Të dy minatorët e lënduar janë në gjendje stabile

Maqedonia

Të dy minatorët e lënduar janë në gjendje stabile

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 10:50
Foto

Të dy minatorët e lënduar nga miniera e plumbit dhe zinkut, ish-Toranica, të cilët u transferuan në spitalin e përgjithshëm në Kumanovë janë në gjendje të qëndrueshme, me lëndime të lehta, të hospitalizuar në departamentin kirurgjik dhe do të mbeten në vëzhgim , konfirmuan mbrëmë nga ky institucion shëndetësor publik.

Drejtoresha e Spitalit, Snezhana Zaharieva tha se të dy minatorët janë jashtë rrezikut të jetës.

“Të dy minatorët janë në një gjendje të qëndrueshme, duke pasur parasysh se ka pasur një shpërthim të presionit të madh që mund të çojë në dëmtimin e traktit respirator të poshtëm dhe dhe tek daullja e veshit  tek të dy minatorit janë bërë ekzaminime nga specialisti i sëmundjeve të brendshme dhe specialisti për vesh dhe fyt, ku u konstatua se nuk ka lëndime si dhe u bënë teste laboratorike të cilat janë të rregullta”, tha Zaharieva.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...