Arrestohen dy doganierë për marrjen e ryshfetit

Maqedonia

Arrestohen dy doganierë për marrjen e ryshfetit

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 14:46
Dogana

Dy doganierë nga kalimi kufitar Tabanoc që lidh Maqedoninë e Veriut me Serbinë janë privuar nga liria dhe kundër tyre është parashtruar kallëzim përkatës. Ata dyshohen për marrjen e ryshfetit.

Siç njoftojnë nga policia më 28.07.2019 në orën 3:00 një person ka raportuar se ka dhënë ryshfet në vendkalimin kufitar Tabanoc gjatë hyrjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Nga ana e Seksionit për Krime Ekonomike është vepruar dhe gjatë kontrollimit të doganierëve Z.J dhe T.M është janë gjetur 1670 euro dhe 190 franga zvicerane. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat