Panagiotopoulos: Marrëveshja e Prespës krijon huti juridike - Bota Sot
Panagiotopoulos: Marrëveshja e Prespës krijon huti juridike

Maqedonia

Panagiotopoulos: Marrëveshja e Prespës krijon huti juridike

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 09:42
Panagiotopoulos

Ministri i ri i mbrojtjes në Greqi, Nikolaos Panagiotopoulos ka folur për Marrëveshjen e Prespës dhe detyrimet që dalin nga kjo marrëveshje për dy shtetet.

“Prej ditës kur është nënshkruar, kjo marrëveshje krijon ngatërresë dhe huti, dhe është rëndë që ndonjëri të lirohet nga bara ligjore” thotë Panagiotopoulos.

“Udhëheqësi i Demokracisë së Re, edhe gjithë zyrtarët tjerë në qeveri thanë se do të punojnë që të përmirësojnë kushtet e kësaj marrëveshje. Duhet me kujdes të punohet që të rregullohen gjërat e paqarta” tha mes tjerash Nikolaos Panagiotopoulos.

Përndryshe, Nikolaos Panagiotopoulos është ministër i sapoemërurar i mbrojtjes, pas ndryshimit të qeverisë, pas fitores së zgjedhjeve nga Demokracia e Re e Kyriakos Mitsotakis. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...