Kush i ka fajet, BDI-ja apo opozita e gjumosur dhe e përçarë? - Bota Sot
Kush i ka fajet, BDI-ja apo opozita e gjumosur dhe e përçarë?

Maqedonia

Kush i ka fajet, BDI-ja apo opozita e gjumosur dhe e përçarë?

Nga: Sulejman Mehazi Më: 29 korrik 2019 Në ora: 12:44
Sulejman Mehazi

Për besë, kot s'koti jemi duke e kritikuar BDI-në e Ali Ahmetit, ç'faj ka BDI-ja se ne që 18 vjet rradhazi ia japim votën. S'ka pse të na vie inati për shtimin e pasurive të tyre. Po cili fuksionar i një partie politike 18 vjeçare në pushtet s'do pasurohej, a? Pse se kritikojmë më shumë vehten sesa BDI-në? Hiç fare s'na shkon mendja se pse çdo vit e çdo vit pasurohen më shumë e më shumë?, po ata pasurohen për shkak neve që i votojmë.

Sikur të mos i kishim votuar atëherë Musa Xhaferi, Artan Grubi, Bujar Osmani e Ali Ahmeti nuk do pasuroheshin, po do varfëroheshin. Pse popullata shqiptare në Maqedoninë e Veriut se kritikon vetveten, por Ali Ahmetin e BDI-në? E çfaj kanë ata se ne rregullisht gjatë zgjedhjeve parlamentare e lokale ua japim votën atyre. Rregullat demokratike këtë e kërkojnë, sa më shumë vota, aq në pushtet e aq më të fortë e më të pasur. Sa mirë, ne voto BDI-në, e funksionarët e kësaj partie pasurohu e pasurohu. Ne vetë ua shtojmë nafaken atyre, e në anën tjetër "kukatim" si qyqarë ndaj tyre. 

Sipas veprimeve politike katastrofike, hapur Ali Ahmeti na bën me dije se është i përgatitur për të shkuar në opozitë e për të pushuar, mirëpo popullata shqiptare s'ia plotëson dëshirën duke e votuar rradhazi. Ai mos puno për shqiptarët, shqiptarët puno për te. Atëherë kush është fajtor për këto pakënaqësi, Ali Ahmeti apo popullata shqiptare?

Ali Ahmeti gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare, në çdo tubim ftonte opozitën shqiptare të bashkohej për të humbur ai, mirëpo opozita për shkak ambicieve s'bashkohej.

Atëherë kush i ka fajet, BDI-ja e pamposhtur apo opozita e gjumosur dhe e përçarë?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...