LSDM: Cikël i ri i investimeve prej 5 miliard eurove, ekonomia vazhdon të rritet

Maqedonia

LSDM: Cikël i ri i investimeve prej 5 miliard eurove, ekonomia vazhdon të rritet

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 18:58
LSDM

Nga partia në pushtet, LSDM thonë se Qeveria vazhdon me realizimin e masave dhe politikave që sigurojnë rritje dhe zhvillim ekonomik.

“Në atë drejtim, fillon cikli i investimeve prej 5 miliard euro që ka për qëllim ta përshpejtojë rritjen.

Janë projektuar një miliard euro për rrugë, mbi një miliard euro për hekurudhë dhe mbi një miliard euro për energjetikë.

Do të investohet në investime kyçe kapitale si HC Çebren, përçuesi i lartë drejt Shqipërisë bashkë me gazsjellësin, Qendër e re klinike, ndërsa pasojnë edhe investimet në bujqësi dhe zhvillim rural, stacione filtruese për ujërat e zeza, sisteme kanalizimi, shkolla, çerdhe dhe shumë projekte tjera të rëndësishme për qytetarët.

Edhe një dëshmi për reformat e suksesshme të LSDM-së dhe Qeverisë është Raporti i ri i Organizatës botërore të tregtisë sipas të cilit shteti ka arritur përparim të madh ekonomik, që paraqet një vlerësim pozitiv për politikat ekonomike që i udhëheq kjo qeveri”, thonë nga LSDM.

Nga atje thonë se për vetëm dy vite, Qeveria e udhëhequr nga LSDM, nga ekonomia e gjetur prej -1.8 BPV, me politikat e suksesshme ekonomike ka arritur rritje prej 4.1 për qind, në tre mujorin e parë vitit 2019.

“Sot, shteti ynë ka përparim prej 25 vendeve në indeksin global të inovacionit për vitin 2019, gjegjësisht tani vendi ynë është në pozitën e 59, në krahasim me vitin e kaluar që ishim në vendin e 84”, deklarojnë nga partia.

Nga atje shtojnë se numër rekord i kompanive, mbi 250, në vitin 2018 kanë përfituar mbështetje financiare nga shteti, ndërsa Qeveria i ka ndihmuar ekonomisë me 40.7 milion euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat