Mbytet në pishinë vajza tetë vjeçare nga Bardovci

Maqedonia

Mbytet në pishinë vajza tetë vjeçare nga Bardovci

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Vajza tetë vjeçare nga fshati Bardovcë mbrëmë është mbytur në një pishinë të një shtëpie.

Siç njoftojnë nga MPB, aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:15, me çka vajza tashmë e ndjerë, është bartur në kompleksin klinik ‘Nëna Terezë’ edhepse më herët Ndihma e Shpejtë ka kryer reanimacion.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi është dërguar për autopsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat