PSP kthehet në gjykata, nesër seancë gjyqësore për rastin “Titanik”

Maqedonia

PSP kthehet në gjykata, nesër seancë gjyqësore për rastin “Titanik”

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 22:58
Titanik

Nesër përfundon pushimi për gjykatësit, me çka do të vazhdojnë gjykimet për lëndët e Prourorisë Speciale.

Për nesër është caktuar seancë gjyqësore për rastin “Titanik”, e cila udhëhiqet nga prokurorja Lile Stefanova.

Stefanova është kompetente edhe për rastin “Perandoria”, ndërsa për të martë është ftuar në Prokurorinë Themelore për të dëshmuar, pasi ditë më parë tha se prokurorja në dorëheqje Katica Janeva ka kërkuar që të mbyllet kjo lëndë dhe të dyshuarit të mos shkojnë në burg.

Se a do të ndikojë rasti “Haraçi”, i cili së fundi i publikua nga Prokuroria Themelore, në lëndët tjera të PSP-së, pritet të shihet ditëve në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat