Janushev: Pendarovski ia ktheu shpinën Janevës - Bota Sot
Janushev: Pendarovski ia ktheu shpinën Janevës

Maqedonia

Janushev: Pendarovski ia ktheu shpinën Janevës

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 21:36
Igor Janushev

Sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev, sot në konferencë për shtyp tha se me fjalimin e tij presidenti Pendarovski ia ktheu shpinën Prokurores Speciale Katica Janeva.

“Edhe për ata është e qartë se Katica Janeva është e përzier në mënyrë direkte, dhe siç thash më parë, pa atë, nuk do të ishte e mundshme organizimi dhe zbatimi i rastit “Haraçi”. Dhe, me siguri nga ajo që kisha mundësi ta dëgjoj do të tentojnë ta paraqesin Katica Janevën si, gjegjësisht ta lëshojnë në ujë dhe të jetë kurban”.

“Kështu që në asnjë kontekst nuk mund të kuptoj këtë sepse pamë dhe dëgjuam nga mediat dhe kemi lexuar poashtu për përzierjen e plotë dhe është i nevojshëm hetim i gjithë asaj që është punuar në PSP”, ka thënën Janushev.

Ndryshe, sot presidenti Pendarovski ka folur publikisht për rastin “Haraçi”, ndërsa u shpreh i zhgënjyer me prokurorët të cilët në momentet më të rëndësishme kanë shkuar në pushime, në mesin e të cilëve është edhe prokurorja speciale Katica Janeva.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...