Vdes shoferi i kamionit që humbi kontrollin - Bota Sot
Vdes shoferi i kamionit që humbi kontrollin

Maqedonia

Vdes shoferi i kamionit që humbi kontrollin

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 21:06

Sot në orët e mbrëmjes një aksident ka ndodhur në lagjen Drma në aksin Shkup-Veles në afërsi të burgut të Idrizovës në Shkup.

Sipas informacioneve të para, kamioni me targa të Shkupit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në hendek, me ç’rast jetën ka humbur shoferi i kamionit.

Ende nuk dihen shkaqet e humbjes së kontrollit, nëse është gabimi i tij apo automjeti ka pasur defekt. Policia po vazhdon të kryej hetime në vendin e ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...