Shtylla i merr jetën të miturës nga Kumanova

Maqedonia

Shtylla i merr jetën të miturës nga Kumanova

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 23:10
Ilustrim

Një vajzë 13-vjeçare sot ka ndërruar jetë pasi u godit nga një shtyllë në Sokolana në Kumanovë, konfirmojnë nga policia. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00.

Vajza, siç deklarojnë nga policia, është shtetase e Republikës së Kroacisë e cila qëndronte përkohësisht në vendin tonë.

Ekipet e Ndihmë së Shpejtë kanë intervenuar dhe kanë dërguar vajzën në spitalin e Kumanovës ku mjekët kanë tentuar që t’ia shpëtojnë jetën.

Ngjarja është paraqitur në polici nga spitali i Kumanovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat