Së shpejti në Maqedoni stacione bazë për 5G

Maqedonia

Së shpejti në Maqedoni stacione bazë për 5G

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 23:51
5G

Duke pasur parasysh se stacionet bazë për 5G ende nuk janë vendosur, ndërsa pas paralajmërimit të AKE-së për një gjë të tillë, prof. D-r Stojan Vellkoski bëri matje të stacionit bazë 4G, me ç’ rast u konstatua se ka rrezatim. Në rastin konkret ku u krye matja, siç thuhet ka shumë raste vdekjesh nga kanceri. Ka pasur simptome të sëmundjeve të ndryshme, por askush nuk dëshironte të fliste para kamerave edhe pse kanë parashtruar peticion para se të vendoset. Rrezatimi është shumë më i lartë në rrethin sesa në vetë objektin ku është i vendosur stacioni bazë.

“5G do të jetë kërcënim edhe më i madh për mbijetesën e njerëzve, kafshëve dhe bimëve. Unë si ekspert për dëmin dhe mbrojtjen nga rrezatimi elektromagnetik pohoj se mbi 90% i kancerit është shkaktuar nga rrezatimi elektromagnetik”, tha Stojan Velkovski.

Ai paralajmëron se rrezatimi 5G mund të shkaktoj haresë, ulje të imunitetit, sterilitet, leukemi dhe shumë pasoja tjera të padëshirueshme shëndetësore.

Nga Ministria për ambient jetësor dhe planifikim hapsinor, thonë se kanë ngritur nismë për testimin e ndikimit të teknologjisë digjitale 5G të rrjetit mobil ndaj ambientit jetësor.

“Në bashkëpunim me Telekom MK dhe Fakultetin për Shkenca Informatike dhe inxhinieri kompjuterike, filluam me testimin e të njëjtës. Pasi që do të merren rezultatet nga testimet, do të informoheni për qëndrimin tonë në lidhje me këtë”, thonë nga Ministria për Ambient Jetësor.

Profesori Vellkoski vlerëson se në shtetin tonë nuk kemi mundësi që të kryejmë testim për 5G, siç bëhet në botë.

Operatorët celular planifikojnë vendosjen e stacioneve bazë për 5G në vendin tonë gjatë viteve 2019 dhe 2020, informojnë nga AKE.

“Operatorëve celular Telekom Maqedoni dhe One Vip, u kemi dhënë lehe për shfrytëzimin e radio-frekuencave për testimin e teknologjisë 5G, me qëllim që të mund të vërtetohen karakteristikat teknike dhe kapacitetet që i ofron teknologjia 5G dhe të eksperimentohet me mundësitë e kësaj teknologjie, si dhe të testohen shërbimet e reja 5G që në të ardhmen mund t’iu ofrohen shfrytëzuesve”, thonë nga Agjencia për Komunikime Elektronike.

Stacionet bazë planifikohet të vendosen në lokacione ku ka popullsi të dendur, në rajonet periferike dhe rurale, në Shkup, Tetovë, Ohër, Manastir dhe Strumicë. Një nga vendet që ka refuzuar të instalojë teknologjinë 5G është Belgjika, ndërsa argumentet zyrtare janë publikuar përmes ministres për ambient jetësor, Selin Fremo, e cila qartë e porositi BE-në: “Refuzojmë që qytetarët tanë të jenë minj eksperimental”. Gjermania paralajmëroi se do të ndërmarrë masa shtesë, teste dhe kontrolle të teknologjisë 5G, me çka pritet të përforcojë sigurinë e saj. Austria ndaloi që shitësit kinez të sigurojnë pajisje për rrjetet 5G, ndërsa Japonia tregoi brengosje për sigurinë dhe i bindi operatorët të shkyçin pajisjen Huawei ose ZTE në rrjetet e tyre 5G. AKE nuk disponon me informacione se disa vende të zhvilluara e kanë ndaluar teknologjinë 5G. Përkundrazi, të gjithë shtetet evropiane përgatisin plan për zhvillimin e teknologjisë 5G në përputhje me Agjendën digjitale të BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat