Kryeprokurorja speciale Janeva, sot pritet të merret në pyetje nga prokurorja Ruskoska - Bota Sot
Kryeprokurorja speciale Janeva, sot pritet të merret në pyetje nga prokurorja Ruskoska

Maqedonia

Kryeprokurorja speciale Janeva, sot pritet të merret në pyetje nga prokurorja Ruskoska

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 09:36
Janeva

Pasi që prokurori Lubomir Joveski, paralajmëroi se të përfshirët në “Reket” do të dëgjohen ose merren në pyetje në mënyrë joselektive, sot në bisedë me prokuroren Vilma Ruskoska, e cila e udhëheqë rastin, pritet që të shkojë kryeprokurorja speciale në dorëheqje, Kativa Janeva.

Ajo do t’u japë përgjigje shumë pyetjeve të cilat janë hapur në opinion, pasi që muajin e kaluar është hapur lënda “Reket”, sipas të cilit dyshohet që të Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski – Kiçeec kanë reketuar biznesmenë, me qëllim të lehtësimit të lehtësimit të lëndëve gjyqësore që i udhëheqë Prokuroria Speciale.

Derisa pritej që me hapjen e rastit “Reket”, Janeva të suspendohet, ajo javën e kaluar është kthyer nga pushimi vjetor dhe që prej më 12 gusht është në punë.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy persona, Bojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro nga biznesmeni Orce Kamçev për tia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera.
Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 ka marrë para prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...