Pendarovski takoi ambasadorin e Kuvajtit: Mundësi të reja në rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve

Maqedonia

Pendarovski takoi ambasadorin e Kuvajtit: Mundësi të reja në rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 22:36
Pamje nga takimi

Kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot takoi Jakub Al-Atiki, ambasador i shtetit të Kuvajtit për Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Sofje.

Siç njoftojnë nga kabineti i kryetarit Pendarovski, në takim janë shkëmbyer opinione për marrëdhëniet gjithëpërfshirëse bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Kuvajtit, me ç’rast është shprehur gatishmëri e ndërsjellë për thellim të bashkëpunimit si në planin politik ashtu edhe në atë ekonomik.

Kryetari Pendarovski theksoi nevojën e avancimit të bashkëpunimit mes dy shteteve, me futje të përmbajtjeve dhe formave të reja, ndërsa në funksion të hapjes së mundësive të reja për rritje të bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimit tregtar dhe investimeve. Në këtë kontekst, në takim është theksuar në nevojën e shkëmbimit të vizitave të nivelit të lartë.

Në takim u bisedua edhe për gjendjen në Lindjen e Afërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat