Dimtrov bën thirrje të zbardhet afera ‘Haraçi’ - Bota Sot
Dimtrov bën thirrje të zbardhet afera ‘Haraçi’

Maqedonia

Dimtrov bën thirrje të zbardhet afera ‘Haraçi’

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 23:52
Nikolla Dimitrov

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov për TV21 thotë se duhet të sigurohet një atmosferë politike dhe hapësirë për një hetim të vërtetë që të zbardhen të gjithë sendet në aferën ‘Haraçi’.

Ai tha se hetimi duhet të jetë i plotë për shkak se s’ka asnjë njeri mbi ligjin pa dallim të pozicionit.

“Është fakt që kemi skandal, fak është se ky hetim është tepër i rëndësishëm”, tha Dimitrov.

Ai nuk pret që e gjithë kjo të ndikojë në proceset euroatlantike.

“Mendoj se kemi mundësi në tetor, mendoj se do të na ndihmojë nëse japim dëshmi dhe argumente se çfarë kemi bërë, mundësitë rriten”, shtoi Dimitrov duke kërkuar të zbardhet rasti ‘Haraçi’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...