As parkingu pa pagesë nuk e ndalon parkimin e pa rregullt në Tetovë

Maqedonia

As parkingu pa pagesë nuk e ndalon parkimin e pa rregullt në Tetovë

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 11:11
Ilustrim

Parkimi në trotuare, në zonën e udhëkryqeve dhe rretheve dhe deri në lënien e veturave në hapësirat e gjelbra, janë sjelljet e pamatura të shoferëve në Tetovë.

Ka shumë shembuj nëpër qytet ku shoferët parkojnë veturat nëpër trotuare me çka pengojnë lëvizjen e këmbësorëve. Parkime bëhen edhe në hapësirat e gjelbra me çka shkatërrojnë gjelbërimin.

Pamatura, por edhe mungesa e vendeve të caktuara për parkime janë arsyet kryesore për gjendjen e këtillë.

Gjatë muajit korrik dhe gusht në Tetovë për disa vite radhazi mund të bëhet parkimi nëpër oborret e shkollave për shkak të rritjes së numrit të veturave për shkak të ardhjes së gurbetçarëve. Vendimi është marrë së bashku me qëllim që të mundësohet komunikacion normal deklarojnë nga policia dhe Komuna e Tetovës. Qytetarët automjetet e tyre mund t’i parkojnë në oborret e shkollave të gjimnazit “Kiril Pejçinoviç”, shkolla “Istikball” dhe “Lirija”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat