Avokati i Janevës do të dorëzojë ankesë për paraburgimin e kryeprokurores - Bota Sot
Avokati i Janevës do të dorëzojë ankesë për paraburgimin e kryeprokurores

Maqedonia

Avokati i Janevës do të dorëzojë ankesë për paraburgimin e kryeprokurores

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 16:30
Katica Janeva

Avokati i prokurores speciale Katica Janeva, Stevan Pavlleski ka deklaruar se është duke grumbulluar dokumentet e nevojshme dhe se deri në mbrëmje do të dorëzoj ankesë deri tek Këshilli Penal për masën e paraburgimit.

Masën e paraburgimit mbrëmë vonë e caktoi gjykatësi i procedurës paraprake Sead Rexhepagiq duke pasur për bazë, rrezikun nga arratisja, përsëritjen e veprës dhe ndikimin ndaj dëshmitarëve.

Sot Janeva në shoqërim të policisë ishte në Gjevgjeli për t’i dhënë lamtumirën e fundit nënës së saj, e cila gjatë ditës së djeshme në moshën 83-vjeçare ka ndërruar jetë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...