Komisioni Evropian nuk komenton hetimet për aferën ‘Haraçi’ - Bota Sot
Komisioni Evropian nuk komenton hetimet për aferën ‘Haraçi’

Maqedonia

Komisioni Evropian nuk komenton hetimet për aferën ‘Haraçi’

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 18:24
Foto ilustrim

Komisioni Evropian vendosi që të mos komentojë hetimet për rastin ‘Haraçi’ ku si e dyshuar e tretë është Katica Janeva.

“Është e rëndësishme që të vazhdohet lufta me krimin në nivel të lartë dhe të vendoset përgjegjësi penale për secilin krim. Situata është komplekse dhe presim të kemi pasqyrë të qartë dhe më shumë njoftime për të dalë me qëndrim tonin”, thonë nga Komisioni Evropian.

Ata presin që të përfundojë i gjithë rasti dhe pas marrjes së informacioneve do të dalin me koment në lidhje me këtë rast.

Ndryshe, puna e PSP-së, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe Ligji për Prokurori Publike janë kushtet kyçe për marrjen e datës për nisje të bisedimeve me BE-në në tetor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...