Maqedoni, parashikimi i motit për vjeshtë: Temperatura mesatare dhe më pak reshje - Bota Sot
Maqedoni, parashikimi i motit për vjeshtë: Temperatura mesatare dhe më pak reshje

Maqedonia

Maqedoni, parashikimi i motit për vjeshtë: Temperatura mesatare dhe më pak reshje

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 21:21
Foto ilustrim

Temperatura në suaza të mesatares dhe sasi të reshjeve me vlera nën mesataren për rreth 25 për qind, mund të presim në vjeshtë. Mungesë të reshjeve posaçërisht do të ketë në pjesët perëndimore të vendit edhe deri 50 për qind, tregon parashikimi sezonal që e kumtoi sot Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).

Në muajin e parë të vjeshtës në pjesën më të madhe të shtetit do të kemi temperaturë mesatare të ajrit prej 14 deri 16 gradë. Më nxehtë, me temperaturë mesatare mujore prej 16 deri 18 gradë do të jetë në rajonin e Shkupit-Kumanovës, si dhe në Rajonin e Gjevgjelisë-Strumicës, përderisa temperaturë më të ulët mujore, prej 10 deri 12 gradë, do të kenë viset më të larta malore në rajonin veriperëndimor. Krahasuar me vlerat mesatare shumëvjeçare, më nxehtë se zakonisht do të jetë në pjesët veriore të shtetit, përderisa në pjesën më të madhe të temperaturave të shtatorit do të jenë me vlera të zakonshme.

Sipas DPHM-së, sasia e reshjeve për shtator pritet të paraqesë prej 25 deri 50 litra në metër katror, ndërsa në pjesët juglindore prej 10 deri 25 litra në metër katror. Parashikohet mungesë e reshjeve në pjesët perëndimore për 25 deri 50 për qind, ndërsa në pjesët lindore deri 25 për qind.

Temperatura mesatare në shtator, tetor dhe nëntor në tërë territorin, sipas parashikimit, do të jetë prej 10 deri 12 gradë, përveç në rajonet e skajshme veriperëndimore, për ku parashikohen 8 deri 10 gradë.

Reshjet e pritshme për këtë vjeshtë do të paraqesin prej 75 deri 150 litra në metër katror, përkatësisht prej 25 deri 50 për çdo muaj individualisht.

Drejtoria për punë hidrometeorologjike, në kuadër të kompetencave të veta ligjore përpunon raporte të rregullta sezonale dhe mujore klimatike, në bashkëpunim me Organizatën botërore të meteorologjisë dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.

Raportet sezonale dhe mujore të motit japin informata të përgjithshme për vlerat e pritshme të parametrave themelor meteorologjik, temperaturën mesatare të ajrit dhe shumën e reshjeve. Bazohen në rezultate nga modele dinamike, modele statistike dhe telekonektime të njohura të treguesve klimatik të përgatitur për rajonin më të gjerë të Mesdheut, i cili gjithashtu zbatohet dhe i është përshtatur Evropës Juglindore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...