Lëshohet në përdorim pikëpagesa e re në Gjevgjeli

Maqedonia

Lëshohet në përdorim pikëpagesa e re në Gjevgjeli

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Pikëpagesa e re në autostradën Demir Kapi-Smokvicë është lëshuar në përdorim në orën 07:00 të mëngjesit.

Sipas çmimores së Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, çmimi për automjetet e kategorisë B do të arrijë 100 denarë ndërsa gjatë pagesave të gatshme në para euro do të arrijë 2 euro.

Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore nga fillimi i vitit, përfundimisht me korrikun, nga pagesa në pikëpagesa ka realizuar të ardhura në vlerë prej 1.434.012.792 denarë (23.5 milion euro) ose për 3.97 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Pagesa elektronike nga muaji i kaluar është e arritshme në pikëpagesat e Korridorit 10: Romanovce, Petrovec, Sopot, Otovicë dhe Gradsko. Në rrjedhë është mbindërtimi për përshtatje të sistemit për pagesë elektronike në pikëpagesën për automjete të kategorisë A, përkatësisht motorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat