Deputetët dorëzojnë më shumë se 50 amendamente për Ligjin për Prokurorinë Publike

Maqedonia

Deputetët dorëzojnë më shumë se 50 amendamente për Ligjin për Prokurorinë Publike

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 14:04
Deputetët

Më shumë se 50 amendamente kanë dorëzuar deputetët për propozim ligjin për Prokurorinë Publike dhe ligjit për Këshillin e Prokurorëve, për të cilën sot duhet të diskutohet në Komisionin për Çështje Evropiane.

Pothuajse gjysma prej amendamenteve janë dorëzuar nga OBRM-PDUKM, gjegjësisht dhjetëra, ndërsa LSDM ka dorëzuar 16 amendamente. Nga BDI janë dorëzuar 10 amendamente, ndërsa 3 janë dorëzuar nga Aleanca për Shqiptarët.

Kryetari i komisionit, Artan Grubi, njoftoi se do të thirr vazhdimin e seancës pasi të rishikohen amendamentet në konsultime në mes grupeve të deputetëve.

Më herët deputetët edhe nga pushteti edhe nga opozita njëzëri e miratuan seancën e rendit të ditës në të cilën duhet të diskutohet për ligjin me të cilën do të zgjidhet e ardhmja e PSP-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat