Aksidentohet Ministri i Kulturës Ismaili, nuk ka të lëndur

Maqedonia

Aksidentohet Ministri i Kulturës Ismaili, nuk ka të lëndur

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

Aksident në komunikacion ndodhi rreth orës 16:30 në afërsi të pikë pagesës në Zhelinë në autostradën Tetovë-Shkup.

Në aksident nuk ka të lënduar, po ka vetëm dëme materiale, ndërsa në njërën prej veturave ishte edhe ministri për Kulturë, Hysni Ismaili nga Tetova.

“Ka ndodhur një aksident në komunikacion në të cilën kanë marrë pjesë një veturë e markës “Passat” në të cilën ishin dy persona dhe një kamion të drejtuar nga E.K. (55) nga Gostivari. Passati është targa të Shkupit, nën pronësi të Qeverisë, ndërsa kamioni është me targa të Gostivarit.

Nuk ka të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale”, informojnë nga SPB Tetovë.

Në vendin e ngjarjes policia po bën ekspertizë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat