Arrestohen pesë persona nga Shkupi tek të cilët janë zbuluar lëndë narkotike

Maqedonia

Arrestohen pesë persona nga Shkupi tek të cilët janë zbuluar lëndë narkotike

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 13:57
Ilustrim

Policia dje ka arrestuar pesë persona nga Shkupi tek të cilët është zbuluar mariuanë njoftojnë nga MPB.

Dje SPB Shkup në rrugën “Marko Oreshkoviq” ka arrestuar M.A. (29) nga Shkupi për shkak se tek ai është zbuluar mariuanë. Ai është dërguar në stacionin policor në Kisella Vodë.

Po të njëjtën ditë në rrugën “23 tetori” është arrestuar S.P. (36) dhe A.G. (36) të dy nga Shkupi sepse tek ato është zbuluar materiale pluhur dhe janë dërguar në stacionin policor në Aerodrom.

Në stacionin policor në Çair është arrestuar A.D. (41) nga Shkupi pasi gjatë kontrollit të bërë ndaj tij është zbuluar mariuanë.

Mbrëmë para mesnatës pjesëtarët e SPB Shkup në afërsi të stadionit kanë arrestuar A.G. (18) nga Shkupi për shkak se tek ai është zbuluar mariuanë. Ai është arrestuar dhe dërguar në stacionin policor në Qendër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat