Maqedoni: Prodhimtaria organike, orientimi nga tregu i brendshëm - Bota Sot
Maqedoni: Prodhimtaria organike, orientimi nga tregu i brendshëm

Maqedonia

Maqedoni: Prodhimtaria organike, orientimi nga tregu i brendshëm

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 21:23
Foto ilustrim

Është përgatitur edhe regjistri i prodhuesve organik që përmban të dhënat për prodhuesit, që janë mbi 600 sish, tregtarët dhe përpunuesit e ushqimit organik në Maqedoni. Kjo pritet të lehtësojë dhe popullarizojë edhe më tej prodhimtarinë e ushqimit organik.Shteti ofron edhe tokë shtetërore të dedikuar vetëm për prodhimtarinë organike, ndërsa fermerëve të rinj ju ofrohen grante prej 10 mijë euro.

Prodhimtaria organike ngadalë po përhapet edhe në bujqësinë e Maqedonisë së veriut .Një pjesë e bujqve po fillojnë të kuptojnë se ky biznes i orientuar në eksport sjell edhe të ardhura të sigurta dhe stabile, duke marrë parasysh edhe faktin se ato në tregun vendor janë më pak të kapshme për konsumatorin e rëndomtë për shkak se janë më të shtrenjta. Në vitet e kaluara në Maqedoni janë kultivuar në mënyrë organike edhe bimë aromatike dhe shëruese, pemë, perime, drithëra, lopë, dhen, dhi dhe bletë.

Një prodhues nga Berova me mbi 4 mijë rrënjë mjedra është i kënaqur me çmimin dhe plasmanin. “Në treg mjaft mirë po shitet mjedra, ku vitin e kaluar kemi nënshkruar marrëveshje me një tregtar nga Serbia që e blen pjesën dërmuese të rendimentit,ndërsa planifikojmë që edhe më tej të rrisin prodhimtarinë tonë”, thotë Marjan Kitanovski, prodhues i mjedrave organike nga Berova. Sipas tij, po gradualisht po rritet interesimi për prodhimtarinë organike në shtet, ndërsa zgjerimi i mëtejshëm i rrjetit të prodhuesve dhe sasitë më të mëdha të prodhimeve organike do të lehtësojnë edhe shitjen në tregjet e jashtme për shkak se tregtarët kërkojnë sasi më të mëdha të prodhimeve të ndryshme organike. Ky lloj prodhimtarie i nënshtrohet një procesi mjaft të kontrolluar të prodhimit ku nuk përdoren plehra artificial dhe për çka fitohen edhe certifikata për cilësi dhe prejardhje.

Edhe prodhuesit e tjerë thonë se fillimi nuk është i lehtë, për shkak se nevojitet të ndryshohet mënyra e punës, mirëpo pas disa vitesh do të vijnë edhe frytet e një pune të mundimshme. “Në disa vitet e para, kjo punë nuk është aspak e lehtë mirëpo me kalimin e kohës edhe tejkalohen problemet e ndryshme. Tek ne nuk çmohet dhe paguhet sa duhet prodhimtaria organike, andaj pjesa më e madhe e prodhimtarisë tonë shkon për eksport”, thotë Mende Mitrevski nga Manastiri, prodhues i mjedrave dhe manaferrave. Para një viti në vend është përgatitur edhe regjistri i prodhuesve organik që përmban të dhënat për prodhuesit, që janë mbi 600 sish, tregtarët dhe përpunuesit e ushqimit organik në Maqedoni. Kjo pritet të lehtësojë dhe popullarizojë edhe më tej prodhimtarinë e ushqimit organik.

Shteti ofron edhe tokë shtetërore të dedikuar vetëm për prodhimtarinë organike, ndërsa fermerëve të rinj ju ofrohen grante prej 10 mijë euro, ku përparësi kanë prodhuesit e ushqimit organik. Ndahen edhe për 30 për qind subvencione më të larta për të përkrahur prodhimtarinë organike. Mbulohet edhe kostoja e gjysmës së certifikatës etj. Nga ana tjetër analizat e Organizatës së Konsumatorëve tregojnë se në anën e ofertës, prodhuesit organik ankohen për furnizimin e dobët me lëndë të parë për prodhimtarinë bimore organike në tregun vendor përfshi fidanet dhe farat si dhe prodhimet mbrojtëse që lejohen në prodhimtarinë organike. Niveli i ulët i shfrytëzimit të fondeve IPARD, në një masë të madhe kontribuon për numrin e vogël të kapaciteteve që janë specializuar për përpunimin dhe magazinimin primar dhe sekondar të prodhimeve bimore organike.

“Bujqit organik dhe shoqatat e tyre nevojitet që të zhvillojnë strategji të përbashkëta të marketingut, përfshi edhe daljen e përbashkët ndaj zinxhirëve tregtar, kapaciteteve hotelerike dhe turistike, si dhe promovimin më të madh të prodhuesve në rrjetet sociale apo në internet”, theksohet në analizë.

Ndryshe, sipas Ligjit për prodhimtari organike në Republikën e Maqedonisë për një hapësirë konvencionale që të bëhet organike nevojiten 2-3 vite. Dy vite janë të nevojshme për kulturat njëvjeçare, ndërsa tre për shumëvjeçaret siç janë vreshtat dhe pemëtaria. Gjatë kësaj periudhe kohore duhet të jetë e pastruar toka nga helmet e shkaktuara nga prodhimtaria konvencionale. Qëllimi kryesor i prodhimtarisë organike është ruajtja e mjedisit, pjelloria e tokës dhe ruajtja e konsumatorëve nga efektet e ndryshme që vijnë nga pesticidet në prodhimtarinë intensive. Arritja e gjithë kësaj që përmendëm më lart mund të arrihet në qoftë se përmbushen disa parakushte që kërkohen duke filluar nga parakushti i parë që është ngastra apo vendi ku kultivohet produkti i cili duhet të jetë larg objekteve industriale, larg rrugëve që ka qarkullim të madh të makinave, gjithashtu duhet të ketë ujëra nëntokësore të cilat duhen të jenë të pastra etj.

Ndryshe, në vitet e fundit tregu i prodhimeve organike është rritur në mbi 90 miliardë euro që kryesisht furnizohet nga Evropa Lindore dhe juglindore. Kjo duhet të paraqesë një stimulim edhe për prodhuesit vendor të orientohen në prodhimtarinë organike , për shkak se kanë plasman të sigurt të prodhimeve të tyre.

Nga Organizata e Konsumatorëve thonë se në një pjesë të shteteve anëtare të BE-së bile përcaktojnë edhe sasinë e ushqimit organik që duhet të marrë pjesë në furnizimet publike me prodhime ushqimore. Për shembull në Danimarkë deri në vitin 2020, 60 për qind e ushqimeve në entet shkollore duhet të jetë organike, ndërsa në programin francez Ambition Bio 2017, theksohet se prodhimet organike duhet të marrin pjesë me 20 për qind në tregun e furnizimeve publike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...