Stoillkovski: Rasti “Haraçi” është komprometuar

Maqedonia

Stoillkovski: Rasti “Haraçi” është komprometuar

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 14:39
Naum Stoillkovski

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Naum Stoillkovski, sot në konferencë për shtyp tha se mediumet sërish janë mbushur me skandalin e zhvatjes.

Stoillkovski tha se sipas informatave nga shërbimet e sigurisë në mënyrë të jashtëligjshme janë nxjerrë informata të klasifikuara që më pastaj të zhvaten.

“Nëse këto informata dhe fotografi posedojnë veprime të paligjshme, nuk e dijmë, mirëpo vetë vakti që ato nuk janë përpunuar, por janë dhënë për zhvatje – kjo flet që Zaevi i ka vënë në funksion të gjitha institucionet për pasurim personal dhe dhunë politike”.

“Nëse Vilma Ruskovskës i janë dashur pothuajse katër muaj për të hapur hetim për rastin “Reket” përmes PSP-së, sa kohë do ti duhet që të hetojë nëse ka ekzistuar veprim i paligjshëm me vajza të mitura dhe nëse kjo është fshehur vetëm me një shumë të madhe parash?”

“Kush janë bashkëpunëtorët e Zaevit që kanë patur qasje te materiale e klasifikuara në ish-DSK, dhe kush janë funksionarët e tij që materialet i kanë dorëzuar Boki 13 për zhvatje?”, tha mes tjerash Stoilkovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat