LSDM: OBRM-PDUKM-ja e njollos Ditën e Pavarësisë - Bota Sot
LSDM: OBRM-PDUKM-ja e njollos Ditën e Pavarësisë

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM-ja e njollos Ditën e Pavarësisë

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 16:24
Foto

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media e ka akuzuar OBRM-PDUKM-në se e njollos festën shtetërore 8 Shtatorin – Ditën e Pavarësisë.

Nga LSDM thonë se përveç që OBRM-PDUKM-ja nuk kishte delegacion në vendosjen e luleve tek varrezat e ish-presidentëve Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski, ajo nxit urrejthe dhe dhunë.

“Shembulli i fundit është djegia e fotove të kryeministrit Zoran Zaev dhe ministres së Mbrojtjes Radmila Sheqerinska në një tubim në Australi. OBRM-PDUKM dhe retorika e tyre kërcënuese janë nxitës të drejtpërdrejtë të veprimeve të tilla egërsuese”.

“Dje, OBRM-PDUKM dhe mediumet nën kontrollin e tyre u përpoqën ta shndërrojnë një grindje të zakonshme të futbollit në një konflikt nacionalist, por dështuan”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se OBRM-PDUKM dhe Mickoski nuk do të arrijnë ta kthejnë shtetin pas.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...