PSP pajtohet që të gjitha lëndët t’i dorëzojë tek Prokuroria Publike

Maqedonia

PSP pajtohet që të gjitha lëndët t’i dorëzojë tek Prokuroria Publike

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 14:08
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale Publike (PSP) përmes një komunikate për media njofton se është e gatshme që të gjitha lëndët t’i dorëzojë në Prokurorinë Publike.

PSP njofton se nga ana e Prokurorisë Publike kanë marrë letër, përmes së cilës i kërkon dorëzimin e gjitha lëndëve, së bashku me transkriptat dhe provat.

Nga PSP thonë se për detajet tjera rreth pranim-dorëzimit të lëndëve do të njoftojnë opinionin në mënyrë shtesë.

Në komunikatën e PSP-së nuk theksohet nëse tek Prokuroria Publike do t’i dorëzojnë ose jo edhe audio-incizimet, pasi ato janë nën kompetenca vetëm të PSP-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat