Zaev: Zgjidhja e çështjeve me fqinjët na jep besueshmëri që të jemi të suksesshëm edhe në procesin e anëtarësimit

Maqedonia

Zaev: Zgjidhja e çështjeve me fqinjët na jep besueshmëri që të jemi të suksesshëm edhe në procesin e anëtarësimit

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 17:02
Foto nga takimi

Kryeministri Zoran Zaev sot, gjatë një vizite një-ditore në Pragë të Republikës së Çekisë, mori pjesë në “Samitin e Kryeministrave të Grupit të Shteteve të Vishegradit dhe Kryeministrave të vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor”.

Vendet e Grupit Vishegrad kanë qenë gjithmonë një mbështetës e fortë dhe e zjarrtë për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në proceset dhe përpjekjet e tyre të integrimit në BE, dhe të gatshëm të ndajnë përvojat e tyre të proceseve të integrimit evropian dhe të rrisin bashkëpunimin ekonomik me vendin tonë dhe rajonin tonë”, tha kryeministri Zaev në Samit.

Zaev theksoi se vendi ka bërë përparim domethënës dhe tani gjendet në një kohë vendimtare për të ardhmen e shtetit.

“Unë pres që anëtarësimi ynë në NATO të hyjë në fuqi së shpejti, pas dhjetë rekomandimeve pozitive nga Komisioni Evropian, përfundimet optimiste të Këshillit (më 2018 dhe 2019) dhe rezultatet që kemi krijuar, jam i bindur gjithnjë e më shumë se jemi gati për të filluar këtë udhëtim dhe të përballemi me të gjitha sfidat që sjell procesi. Sukseset që kemi arritur në reformat e brendshme dhe mbyllja e çështjeve të hapura bilaterale na japin besueshmërinë për të pretenduar se do të jemi të suksesshëm në procesin e anëtarësimit”, theksoi Zaev.

Ai shtoi se bashkëpunimi më i ngushtë me vendet anëtare të BE-së do të kontribuonte në trajtimin e sfidave në agjendën politike të BE-së, të tilla si ndryshimi i klimës, energjia, mjedisi, si dhe ndikimet e jashtme, siguria dhe migracioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat