Arrestohet në Beograd Ljupço Palevski

Maqedonia

Arrestohet në Beograd Ljupço Palevski

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 12:31
Ljupço Palevski

Biznesmeni Ljupçe Palevski dje është arrestuar ngas policia në Beograd, në momentin kur ka hyrë në avion për udhëtim në Moskë.

Palevski është arrestuar nga policia serbe me fletarrest nga Kroacia dhe tani gjendet në paraburgim.

Informacionin për ‘360 shkollë’ e vërtetoi edhe avokati i tij Vasko Stojkov, i cili thotë se në momentin e arrestimit, Palevski është përgatitur për udhëtim në Moskë për biznes.

Stojkov ka deklaruar se Palevski ka jetuar dhe punuar në Kroaci dhe se autoritetet kroate e kërkojnë atë për një borxh të firmës së tij për 2.5 milionë euro. Sipas avokatit, ai asnjëherë nuk ka marrë ftesë në adresën e tij në Maqedoni për t’u paraqitur tek organet kroate.

“Edhe më e çuditshme është që sipas informacioneve që i kam në dispozicion, fletarresti është nga viti 2015. Palevski gjatë këtyre viteve ka udhëtuar në shumë shtete”, tha Stojkov.

Nga MPB nuk mund të japin informacione për këtë rast, përveç vërtetimit se për Palevskin ka pasur fletarrest.

Kundër biznesmenit Palevski dhe tre personave tjerë ka një akdpadi penale për përgjime ilegale. Akpadia penale vjen pasi që më 4 maj gjatë fushatës zgjedhore, ata në Prilep kanë organizuar miting ku janë lëshuar disa biseda ielgale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat