LSDM: Mickoski dhe OBRM-PDUKM dëshirojnë që të mbrojnë krimin e regjimit

Maqedonia

LSDM: Mickoski dhe OBRM-PDUKM dëshirojnë që të mbrojnë krimin e regjimit

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 14:43
Ilustrim

Nga partia në pushtet LSDM kanë reaguar ndaj dekarimeve të djeshme të liderit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski ku thonë se gruevizmi të cilën e shpreh ai konfirmon se OBRM-PDUKM dëshiron vetëm të fshehë krimin e regjimit.

“Ata po kërkojnë që rastet e PSP të hyjnë nën kontrollin e tyre për t’i ndaluar ato. Mickoski dhe OBRM-PDUKM janë kundër drejtësisë, kundër BE-së dhe NATO-s dhe kundër qytetarëve. Ata shpresojnë të pengojnë përparimin dhe të rrezikojnë datën e negociatave.

Ne nuk do ta lejojmë këtë. Ne jemi për drejtësi. Tani është koha për të treguar se çfarë do të thotë lufta për një shtet të së drejtës dhe drejtësisë!”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Nga atje shtojnë se dështuan përpjekjet e Mickoskit për të minuar rastet e Prokurorisë Speciale, ato janë të siguruara, do të ketë përgjegjësi. Kjo është arsyeja pse Mickoski është në një panik, duke e ditur që zyrtarët e OBRM-PDUKM-së nuk do të shpëtojnë nga përgjegjësia pa marrë parasysh sa mundohet për t’i shpëtuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat