Maqedonasit në protestë kundër paraleles në gjuhën shqipe - Bota Sot
Maqedonasit në protestë kundër paraleles në gjuhën shqipe

Maqedonia

Maqedonasit në protestë kundër paraleles në gjuhën shqipe

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 16:39
Foto

Banorët e fshatit Idrizovë të komunës së Gazi Babës në Shkup do të protestojnë kundër hapjes së paraleles në gjuhën shqipe, nga klasa e gjashtë në shkollën fillore Njegosh të këtij fshati.

Nëpër rrjetet sociale po qarkullon një fotografi, përmes së cilës banorët e këtij fshati njoftohen se të hënën do të zhvillohet protesta.

Ndryshe në këtë fshat, nxënësit shqiptar, nga klasa e gjashtë mësimin e ndjekin në gjuhën maqedonase. Pas reagimit të prindërve autoritetet premtuan hapjen e paraleles në gjuhën shqipe, por si duket kjo u pengon disa banorëve të Idrizovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...