SHGM: Gazetarët duhet të kenë përgjegjësi më të madhe kur komunikojnë - Bota Sot
SHGM: Gazetarët duhet të kenë përgjegjësi më të madhe kur komunikojnë

Maqedonia

SHGM: Gazetarët duhet të kenë përgjegjësi më të madhe kur komunikojnë

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 18:02
Ilustrim

Gazetarët kanë përgjegjësi shumë më të madhe para opinionit gjithmonë kur drejtohen, qoftë para mediave apo rrjeteve sociale, porositi sot Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM).

“Prej atje publikimin e gazetarit Lupço Zlatev, të publikuar në rrjetin social Facebook ku thotë se prokurorja Fatime Fetai ‘Nuk do të mundet as të pijë nga pikëllimi, sepse atje në Bogovinë për pirje gratë i rrahin..’, mund të konsiderohet se nxit diskriminim dhe intolerancë mbi bazë të gjinisë dhe kombësisë, gjegjësisht përkatësisë etnike”, theksohet në kumtesën e SHGM-së.

Sipas Shoqatës, ky komunikim i papërshtatshëm nuk është në pajtim me Kodin etik të gazetarëve ku në nenin 10 thuhet: “Gazetari nuk duhet të krijojë as të përpunojë informacione që i kanosin të drejtat apo liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë në dhunë dhe diskriminim në çfarëdo baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, sociale, gjuhësore, orientim seksual, politik…).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...