Pendarovski-Lambertz: Është i rëndësishëm procesi i decantralizimit

Maqedonia

Pendarovski-Lambertz: Është i rëndësishëm procesi i decantralizimit

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 13:54
Foto ilustrim

Presidenti shprehu kënaqësi për vizitën, e cila është në mbështetje të aspiratave të vendit për anëtarësim në BE.

Riafirmimi i pritjes se Këshilli Evropian në tetor do të caktojë datë për fillimin e negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, shprehu shpresën sot Presidenti Stevo Pendarovski në takim me kryetarin e Komitetit Evropian të Rajoneve, Carl-Heinz Lambertz.

Pendarovski theksoi se kjo do të jetë një shtysë për intensifikimin e mëtutjeshëm të procesit të reformave, në funksion të përparimit të përgjithshëm të shtetit.

Presidenti shprehu kënaqësi për vizitën, e cila është në mbështetje të aspiratave të vendit për anëtarësim në BE.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e procesit të decentralizimit dhe bashkëpunimin në nivelin lokal midis qyteteve dhe rajoneve, si një parakusht i rëndësishëm për adresimin e sfidave me të cilat përballen qytetarët, përfshirë ndryshimin e klimës, efikasitetin e energjisë, mjedisin dhe sigurinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat